Samsung Galaxy Note 7 ka marrë shumë kritika kohët e fundit ku disa e cilësojnë si telefoni më i mirë deri tani, ndërsa disa të tjerë shprehen të shqetësuar për cilësinë e ekranit.
Gjithsesi cilësitë dhe teknologjia që ai përdor është padyshim ndër më të përparuarat dhe që vetëm shumë pak pajisje mund ta kenë, duke veçuar këtu kamerën e tij të sigurisë, me skanim të irisit.
Tani që Galaxy Note 7 ka dalë, një nga vlerësuesit e tij ka bërë një çmontim të pajisjes në shkallët më të vogla përbërëse të saj dhe janë shprehur të mahitur nga teknologjia mikro që kanë përdorur në të ndërtuesit e saj, pavarësisht se e vlerësuan me 4 nga 10 pikët maksimale.
“Telefoni është relativisht i zëvendësueshëm” thonë ata. “Xhami i lakuar nuk mund të zëvendësohet dhe është vështirë të arrish deri brenda telefonit për shkak të ngjitësit shumë të fortë me xhamin e përparmë. Por bateria, porta e karikimit si dhe pjesë të tjera të jashtme mund të zëvendësohen.”
Ka një lloj izolatori shumë të mirë që e mbron nga uji dhe pa dyshim pjesa më interesante është skaneri i irisit. Ajo konsiston në një ‘IR blaster’ dhe një pajisje tjetër para, çfarë do të thotë se Note 7 ka në fakt dy kamera të përparme./krokodilia.al