Një vajzë e vogël vetëm 40 ditëshe është nxjerrë në shitje për një çmim prej 5 mijë euro. Është kaq vlera e së voglës Maria, e cila është nxjerrë në shitje në eBay, duke reklamuar me shumë foto “produktin”.
Vogëlushja me flokët e errët shihet e veshur me pizhama, tamam si një kukull në vitrinë.
Lajmërimi siç raporton noa.al, është bërë nga qyteti i Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, ndërsa u fshi nga sajti në sajë të komenteve të shumta të përdoruesve.
Zëdhënësi i kompanisë, Pierre Du Bois, tha se heqja e njoftimit u bë pas sinjalizimeve dhe sapo u mësua mbi publikimin u lajmërua policia. /noa/.k