Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar gjatë muajit mars të këtij viti nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë ka shënuar një rritje prej 10.34% në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, shifrat tregojnë një numër prej 212,034 pasagjerë, të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit mars për nga “TIA”.
Sipas AAC, përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin mars 2019 vazhdon ta zotërojë Italia, duke zënë 58% të totalit dhe një numër prej 121,337 pasagjerë, ndjekur nga Turqia, me 11%.
“Gjithashtu përgjatë muajit mars, Hungaria dhe Austria zotëron 6% të tregut tonë. Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë mars 2019 ka një rritje prej 10.34% krahasuar me vitin e kaluar”, – nënvizon AAC.
/a.rada