Flet prokurori: Si e zbuluam në Britani vrasësin shqiptar

Prokurori shqiptar që kërkon ekstradimin e Saliman Barçit ka folur për “Daily Mail” për profilin e vrasësit që është në arrati që prej vitit 1997. Sabri Kastrati i ka dërguar dosjen për ekstradim Britanisë që në vitin 2009, por ende s’ka marrë përgjigje pozitive. Ai thotë për gazetën britanike se Barçi është ndër personat më të rrezikshëm dhe se duhet vendosur drejtësi për të.

“Barçi është ndër personat më të rrezikshëm dhe ka qenë më i frikshmi i Burrelit. Të gjithë kanë patur frikë prej tij. Ne e zbuluam që ai fshihej në Britani sepse ka mbajtur gjithnjë lidhje me familjarët e tij në Burrel. Kështu bëjnë “të fortët”, kujdesen për familjarët”, thotë ai.

“Ne kemi kërkuar arrestimin e tij nga autoritetet britanike dhe ekstradimin për në Shqipëri. Barçi është person që nuk mund të gëzojë të drejta njerëzore, pasi është vrasës i dënuar me vendim gjykate. Ne e duam në burg atë”, vijon prokurori. (panorama / r.a)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU