• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Financimet e errëta, skandali i Cambridge Analytica prek edhe Brexit?

by Java News
03/04/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i përdorimit të dhënave të Facebook nga kompania Cambrige Analytica mund të ketë ndikur edhe në referendumin e Britanisë së Madhe për largimin nga BE. Parlamenti britanik është përfshirë në debate mbi skandalin e financimit të fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, shkruan javanews.

Skandali qëndron në pretendimet se kompania BeLeave ka marrë 625 mijë dollarë.
Shahmir Sanni, i cili ka punuar si vullnetar me BeLeave, ka deklaruar se kompanisë i ishte thënë saktësisht se çfarë të bënte me paratë. Nëse një gjë e tillë do të vërtetohej, do të ishte një vepër penale.

Sipas tij një shumica e parave janë përdorur për marketing me Cambridge Analytica, grupi hulumtues që akuzohet për keqpërdorimin e të dhënave të Facebook.

Historia në mënyrë të pashmangshme ka një lidhje politike. Boris Johnson, sekretari i jashtëm dhe Michael Gove, sekretari i mjedisit, ishin anëtarë kryesorë të fushatës së daljes nga BE.

Johnson i ka quajtur pretendimet kundër organizatës “krejtësisht qesharake” dhe insistoi që referendumi u finalizua ligjërisht. Stephen Parkinson, sekretari politik i zonjës May, gjithashtu ka punuar për grupin BeLeave.

May po i reziston thirrjeve për të shkarkuar zotin Parkinson.

Nga provat e deritanishme, është e vështirë të konkludohet se rezultati u ndryshua nga marketingu dixhital, shkruan javanews

Mendohet se votuesit u mashtruan duke pretenduar se Britania nuk do te dobësohej ekonomikisht ndaj Brexit

Te gjitha keto ndryshime mund të rrisin  thirrjet për një referendum mbi marrëveshjen përfundimtare me BE, shkruan javanews

Më heret zbuluesi i skandalit me të dhënat personale të përdorueseve të Facebook-ut ka dëshmuar para një komisioni ligjvënësish të Britanisë, që po hetojnë rritjen e lajmeve të rreme.

Christopher Wylie pohoi se firma britanike “Cambridge Analytica” ka përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut, të cilat më pas u ndikuan për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Ai shtoi se gjatë referendumit të Brexit-it, kjo bazë e të dhënave u përdor nga një konsulent kanadez për të mbështetur fushatën e largimit nga BE-ja.

“Mendoj është plotësisht arsyeshme të them se do të kishte një rezultat të ndryshëm në referendum, nëse nuk do të ishte mashtruar.”/ Burimi the Economist

javanews/a.ç

Next Post
Largimi i emigrantëve, euro forcon sërish pozitat e saj. Ja me sa këmbehet

Euro zhvlerësohet sërish përballë lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In