Financat do të shesin edhe 20 milionë euro obligacione për të shlyer borxhet

    Financat do të shesin edhe 20 milionë euro obligacione për të shlyer borxhet

     

    Pasi nuk arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro, Banka e Shqipërisë ka shpallur për llogari të financave një tjetër ankand ku do të tentojë shitjen e 20 milionë eurove në obligacione fiks dy vjeçare. Ankandi do të zhvillohet në datë 18 gusht. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare.
    Në fund të korrikut të këtij viti, Banka e Shqipërisë nuk arriti të shesë 45 milionë euro për llogari të Ministrisë së Financave në ankandin e 12 të bonove një vjeçare në euro, për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat. shuma totale e kërkuar në ankand ishte 37.1 milionë euro, nga 45 milionë euro që kërkonin të shisnin financat përmes Bankës së Shqipërisë, për të financuar borxhin publik, rreth 82% të shumës së kërkuar, apo 8 milionë euro më pak.
    Në qershor, Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore, që ulte ponderimin e rrezikut të bankave nëse blinin borxh në valutë nga qeveria shqiptare. Sipas kësaj rregulloreje, nëse një bankë ble 1 euro bono të emetuar nga qeveria, investimi quhet me rrezik 0.5 euro në mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që më parë ishte 1 euro.
    Këto ndryshime lidhen edhe me kushtet kur financimi në monedhë të huaj i qeverisë shqiptare shihet si një mundësi e mirë investimi nga bankat, pasi përqendrimi i depozitave në monedhë të huaj është i lartë dhe kërkesa për kredi qëndron ende në nivele të ulëta mi. Megjithatë, bankat duket se nuk e kanë parë me aq interes këtë alternativë investimi të fondeve në euro.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU