FIFA: Në “Katar 2022” do të jenë 32 kombëtare

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) hoqi dorë nga inciativa që në Kampionatin Botëror Katar 2022 të marrin pjesë 48 kombëtare.

“U detyruam të heqim dorë nga kjo ide, sepse nuk ka kohë të mjaftueshme që vendi organizator i kompeticionit të përgatitet për një numër më të madh të pjesëmarrësve”, thuhet në vendimin e FIFA-s.

Kështu në Botërorin në Katar do të marrin pjesë 32 kombëtare si zakonisht.

Megjithatë, Botërori në Katar do të jetë i ndryshëm nga të tanishmit sepse do të luhet në nëntor dhe dhjetor, pra nuk do të mbahet në periudhën tradicionale qershor-korrik.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU