Festivali i Këngës në RTSH ngjalli polemika të shumta. Kjo zhurmë ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm.
I ftuar në emisionin “Wake Up”, këngëtari Elton Deda ka folur për festivalin dhe ka treguar pakënaqësitë e tij.
Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës. Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit.
Më tek këngëtari ka treguar edhe disa prapaskena duke thënë se muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback.
“Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback,”- ka thënë Elton Deda gjatë intervistës, duke thumbuar në këtë mënyrë dy organizatoret e këtij eventi për këtë vit, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.
Artisti shtoi se gjëja që vlerëson nga festivali, është orkestra, pasi punoi pa u lodhur për ditë të tëra dhe e dha rezultatin.
g.kosovari