Festa e SHBA po shfrytëzohet nga të ftuarit për tu takuar e biseduar me njëri-tjetrin.
Siç shihet nga foto shefja e LSI, Monika Kryemadhi e veshur me një stil modern ka preferuar të flasë gjatë me dy klerikë; Kreun e Bektashinjve Baba Mondin dhe kreun e myslimanëve Bujar Spahiu.
Kohët e fundit retorikës politike të zonjës Kryemadhi nuk i ka munguar përmendja e Zotit.
U desh kjo festë e SHBA që ajo të ishte më afër se kurrë me dy përfaqësuesit e besimeve.
***
Ambasada amerikane në Tiranë kremton Festën Kombëtare të Amerikës.
Kreu i opozitës Lulzim Basha është parë të mbërrijë në këtë festë me ish ministrin e punëve të jashtme Besnik Mustafaj, siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Top Channel.
Ndërsa e pranishme është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bashkë me ish deputeten, Klajda Gjosha.
Po ashtu kryebashkiaku i konfirmuar i Tiranës, Erion Veliaj është duke qëndruar me bashkëshorten Ajola shumë afër kreut të opozitës Basha.
Festa kombëtare e SHBA festohet me 4 Korrik, por për shkak të situatës post zgjedhore kremtohet sot.