Fatmir Limaj: Kosova duhet të hynte e përgatitur në dialog, serbët kanë përfituar padrejtësisht

Unë besoj se Dialogu në Brusel ka dëmtuar dhe integrimin e serbëve, ka thene Limaj ne Real Story. Ai eshte ndaluar ne shume zhvillime dhe ka sqaruar realisht te gjithe skenarin e ndarjes por edhe problematika te tjera.

Zëvendës/kryeministri kosovar Fatmir Limaj në emisonin Real Story ka theksuar po ashtu se: “Une dhe shume njerez ne Kosove mendojme qe procesi i Dialogu ne Bruksel, ka demtuar dhe ate integrim qe kishin serbet e Kosoves”.

Po ashtu ai eshte ndalur per perfaqesimin kosovar dhe eshte shprehur kritik per procesin e Foosnote dhe shume probleme te tjera qe ai ka bere kritike ndaj dialoguesve. Ai ka treguar sesi serbet kane perfituar nga amullia per te luftuar per mosnjohjen dhe kane bere perpjekje qe te ndalojne kudo Kosoven.

Ai ka thene se Serbet kane perfituar dhe nderkohe kane hapur kapitujt ne ceshtjen e integrimit

Ai ka thene po ashtu edhe mendimin e tij per kufirin me Serbine dhe ka permendur rastin me Malin e Ai dhe me Maqedonine. Dy vende duhet ta njohin njeri-tjetrin dhe pastaj duhet te diskutojne per aspekte teknike.

Nga ana tjetër ai eshte shprehur edhe per aspektin qe lidhet me përfaqësimin e Kosoves. “Askush ne Kosove nuk ka mandatin per te diskutuar per ceshtje qe jane ne shkelje te Kushtetutes se vendit. Eshte votuar nje dokument dhe duhet ti përmbahemi”, ka thene ai.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se :Do isha i shqetesuar nese Tirana nuk do ishte e interesuar per Kosoven dhe per zhvillimet dhe problemet atje”.

Limaj në Real Story në Vizion Plus ka folur edhe në lidhje me platformën në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se gjithçka është në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës.

“Kemi hartuar një platforme mbi kushtetutën e Kosovës mbi planin Ahtisari të mbështetur me konsultimet me presidentin, kryetarin e parlamentit, me kryeministrin dhe eshte shpërndarë krerëve të opozitës. Platforma është tëresisht përmbajtje e kushtetutës se Kosovës. Askush ne Kosove nuk ka mandatin per te diskutuar per ceshtje qe jane ne shkelje te Kushtetutes se vendit. Eshte votuar nje dokument dhe duhet ti permbahem.”

 Zv.kryeministri ndër të tjera nga Real Story është shprehur se ai dhe shumë qytetarë në Kosovë, mendojnë se procesi i Dialogu në Bruksel, ka dëmtuar dhe atë integrim që kishin serbët e Kosovës. Po ashtu u ndal te mbledhja e sotme, ku pohoi se ” do hartojme nje raport qe do ti dorezohet dy kryeministrave dhe besoj qe ne Qershor, implementohen marreveshjet. Takimi i sotem ishte pjese e marreveshjes se firmosur ne Peje. Eshte grupi koordinues, jo mbledhje e dy Qeverive”.

“Ne nuk jemi si serbet, jemi me te hapur se ata”, ka thene ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU