EWB: Kosova, shumë larg BE-së

Nënkryetari i Iniciativës për stabilitetin europian Kristof Bender, mendon se Kosova në rrethanat e tashme nuk ka perspektivë për anëtarësimit në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.

“Për Kosovën procesi i përafrimit formal ka arritur deri në fund dhe nuk ka mënyra për të vazhduar më përpara”, ka vlerësuar ai për portalin Europian Western Balkans (EWB).

Marrë para sysh faktin se pesë anëtarë të Bashkimit Euroipian nuk e njohin Kosovën, ajo nuk ka perspektivë të jetë pjesë e strategjisë së zgjerimit të BE-së dhe “Spanja këtë e ka bërë shumë të qartë”, ka thënë ai, përcjell b92.

Duke vlerësuar se Strategjia e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor është zhvillim pozitiv i situatës dhe hap në drejtimin e duhur, Bender thotë se është mirë që sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik janë vënë në fokusin e saj. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU