Duhet te kihet kujdes, por ky person eshte me i kërkuari nga policia evropiane. Europol ka publikuar listën me 54 kriminelët më të kërkuar në Europë. Pjesë e “Europe’s Most Wanted Fugitives” është dhe 50-vjeçari shqiptar Gani Burreli.
Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s.
Burreli akuzohet sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij.
Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit. Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin.