EURO 2020/Shqipëria ka mposhtur Moldavinë 2-0, rikthehet besimi

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Shqipëria ka gjetur dhe golin e dytë me Ramadanin. Shqipëria ka luajtur më mirë dhe me shumë besim, por traineri Reja ka bërë diferencën me ndërrimet e bëra. Skuadra kuqezi kërkon deri në fund suksesin e dytë në grup, ndërsa Edi Reja fitoren e parë në drejtimin e Shqipërisë. Reja ka bërë ndryshime thelbësore në formacion, ndërsa nuk ka një interesim të madh të tifozërisë për këtë 90 minutësh.

Minuta e 65-të e ndeshjes dhe më në fund Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë. Ka shënuar Sokol Cikalleshi pas një inkursioni në të majtë të Odise Roshit. Dy ndërrimet fituese të trajnerit Reja japin efekt

Minuta e 45-të e takimit Shqipëri-Moldavi. Gjyqtari finlandez vërshëllen fundin e pjesës së parë, një pjesë loje e domimuar nga Shqipëria e Edi Rejas, që krijoi, por nuk mundi të konkretizojë epërsinë e saj.

Minuta e 23-të e ndeshjes Kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës dhe shtyjnë para për të gjetur rrugën e golit të parë. Hysaj ka pasur një moment ideal shënimi pas harkimit nga e majta e Lenjanit. Në minutat 23-24 Armando Sadiku ka shkuar dy herë pranë golit, por i pafat cërrikasi.

Ka startuar në këto çaste në “Elbasan Arena” ndeshja e katërt në grupin H për Shqipërinë, ajo ndaj Moldavisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU