Federata e Futbollit e Danimarkës (DBU) po kërkon lojtarë për të zëvendësuar reprezentuesit e rregullt për ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovakisë dhe Uellsit, pasi negociatat për vazhdim të kontratës kolektive janë ndërprerë.Nëse DBU dështon të mbledhë lojtarë për ndeshjet, atëherë Danimarka, që është e nënta në renditjen e FIFA-s dhe arriti në 1/8 e finales të Botërorit këtë verë, mund të përballet me përjashtim nga Evropiani i vitit 2020, shkruan “Koha Ditore”.
“UEFA ka qenë shumë e qartë për këtë. Ky mund të jetë skenari më i keq i mundshëm”, ka thënë zëdhënësja e DBU-së.Ajo nuk ka treguar nëse federata ka qenë në gjendje të mbledhë lojtarë të niveleve më të ulëta për të luajtur në ndeshjet e këtij muaji.
Mosmarrëveshjet janë kryesisht për të drejtat e lojtarëve, përfshirë të mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen, për të bërë marrëveshje sponsoruese individuale me kompanitë që garojnë me sponsorët e përfaqësueses. Po ashtu kushtet e udhëtimit të lojtarëve janë çështje tjetër ku palët nuk po pajtohen… (b.an)