Prezenca në një ceremoni e presidentit Ilir Meta me kryebashkiakun Erion Veliaj në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës nuk nënkupton asnjë zbutje të marrëdhënieve mes tij dhe maxhorancës.
Ervin Bushati, sekretar i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste tha në “Top Talk” në Top Channel i ftuar nga gazetari Denis Dyrnjaja se “Ilir Meta prej kohësh po bën liderin e opozitës edhe më shumë se ata që janë kryetarë de jure të atyre që drejtojnë opozitën jashtëparlamentare”.
I pyetur për deklaratat e Metës, sipas të cilave qeverisja është në pakicë Bushati tha se “këto janë koncepte artistike”. “Eshtë koncept artistik të thuash që nuk janë maxhorancë, kur këtë e vendos vota dhe kjo ka ndodhur, do apo nuk do presidenti Meta, që është zhveshur nga kostumi presidencial dhe ka marrë petkun e drejtuesit të opozitës”, tha Bushati.
Bushati tha se kemi një draft të mirë nga qeveria gjermane për Reformën Zgjedhore, teksa shtoi se duhet të ndahen përgjegjësitë penale nga ato elektorale.
Gjithashtu, Bushati vlerësoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, duke thënë se ka listën më të mirë të deputetëve.
g.kosovari