Erdogan: Së shpejti mund të takohem me Trump

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se një takim me homologun e tij amerikan Donald Trump është i mundur së shpejti.

Deklarata e presidentit turk erdhi në një pritje solemne me rastin e 23 Prillit, Festës së Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve, pas pyetjes nëse një takim mes tij dhe Trumpit mund të ndodhë në një kohë të afërt.

“Ndoshta. Ai kërkoi një takim. Mund të ndodhë këto ditë”, u tha Erdogan gazetarëve në kompleksin presidencial në Ankara.

Takimi i fundit midis dy presidentëve u realizua më 1 dhjetor 2018, në kuadër të samitit të liderëve të G20-tës në Argjentinë.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU