• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Friday, December 6, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Enveri dhe Mehmeti janë injorantë” – Urdhri i Hoxhës për hetimin e femrave të huaja

Java News by Java News
09/09/2018 17:41
“Enveri dhe Mehmeti janë injorantë” – Urdhri i Hoxhës për hetimin e femrave të huaja
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet raport-informacioni “Tepër sekret” i vitit 1963, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, informon sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Markon, “Mbi veprimtarinë armiqësore të muajve të fundit në qytetin e Tiranës”, ku jepen të dhëna rreth disa grave dhe vajzave polake, hungareze etj, dhe shënimi që ka bërë Enver Hoxha për të hetuar hungarezen, Kloreta Nano, (bashkëshortja e Dr. Kosta Nano, mjek në Spitalin Ushtarak), e cila ka thënë se: “Enveri dhe Mehmeti jane injorantë”.

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Shprehja e famëshme e Leninit se; “Çdo komunist është një çekist”, duket që ka gjetur zbatim sa më mirë me komunistët e organizatës bazë të partisë të lagjes nr. 5 në qytetin e Tiranës në vitin 1963, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë detyrën e punonjësve të Sigurimit të Shtetit, duke ndjekur, survejuar, e mbledhur të dhëna për disa shtetase të huaja që ishin asokohe në Tiranë. Kjo gjë del dhe bëhet e qartë nga një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar Rita Markos, i cili në atë periudhë kohe mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, për organet e “Diktaturës së Proletariatit”. Në raport-informacionin në fjalë, nga komunistët e asaj organizatë bazë, janë mbledhur një sërë të dhënash, “për veprimtarinë armiqësore” që zhvillonin disa vajza dhe gra të huaja, kryesisht polake, hungareze etj, të cilat ishin pjesë e trupit diplomatik të akredituara në Shqipëri. Si p.sh., vajza e atasheut tregtar polak, (nxënse te gjimnazi “Sami Frashëri”), apo ishin martuar me shqiptarë, si p.sh. agronomja hungareze, Edi Çeliku, punonjëse në ndërrmarjen e pastrim-gjelbërimit të Tiranës dhe Kloreta Nano, bashkëshortja e doktor Kosta Nanos, asokohe mjek

në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë (dhe faksimilet përkatëse), pasi ka marrë raport-informacionin, Rita Marko ia ka dërguar atë Enver Hoxhës, i cili ka vënë aty shënimet përkatëse për secilin rast. Ndryshe nga rastet e vajzës gjimnaziste të atasheut tregtar polak apo agronomes Edi Çeliku, (e martuar me shqiptar), ku për “veprimtarinë armiqësore” të tyre Enveri nuk ka shkruar asgjë, në rastin e hungarezes Kloreta Nano, ai ka shkruar: “Të hetohet pasi e tillë do jetë”. Kjo, pasi ai nuk ja ka falur asaj fjalët e thëna për të se: “Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë injorantë, sepse nuk po e kuptojnë situatën, ndërsa Tito dhe Hrushovi janë burra shteti të mëdhenj që po shpëtojnë njerzimin dhe bota do të krenohet për këta…”.

(Shkrimi me dokumentet arkivore, faksimilet përkatwse dhe fotot, publikohet ekskluzive për gazetën Tema).

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISE QYTETI Tiranë, më 4.II.1963

TIRANE

Nr. i Prot. 121

Lënda: Dërgohet një informacion

KOMITETIT QENDROR TE PPSH

Shokut Rita Marko

T I R A N E

Ngjitur po ju dërgojmë një informacion që i ka ardhur Komitetit të Partisë nga Xhemile Korbi, komuniste në Ministrinë e Punëve të Jashtëme.

Ne muarrën këto masa:

Thirrëm sekretarin e organizatës bazë të partisë të lagjes Nr. 5, për të parë se deri ku është shtrirë veprimtaria armiqësore e kësaj në vëndin e banimit, me cilin ka marrëdhënie kjo familje dhe kush hyn e kush del.

Njoftuam Drejtorinë e Punëve të Brendëshme për të parë këtë problem nëpërmjet kanaleve të punës së saj.

Një kopje e informacionit iu dërgua Drejtorisë Politike të Ushtrisë për të parë punën e kapiten Kosta Nanos si mjek në Spitalin Ushtarak.

Kaq për dijeni.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE TE QYTETIT TIRANES

(Rrapo Dervishi)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISE QYTETI Tiranë, më …

TIRANE

Ekzemplar Nr.

INFROMACION MBI DISA SHFAQJE ARMIQESORE TE VERTETUARA MUAJT E FUNDIT NE QYTETINE TIRANES

Gjatë mujave të fundit të këtij viti Komiteti i Partisë ka marrë disa informacione nga organizatat e partisë me anë të të cilave vihemi në dijeni për disa lloje dhe forma të veprimtarisë armiqësore të shprehura me gojë, me anë parrullash të shkruara nga persona të ndryshëm nëpër muret si dhe takime të dyshimta që kanë bërë element me përbërje jot ë mirë, këtu poshtë po shënojmë disa nga këto të dhëna:

I. Propaganda armiqësore me gojë

Gruaja e Doktor Kosta Nano, e quajtura Kloreta Nano, me nënshtetësi Hungareze në takime me gra të ndryushme shqiptare thotë se: Në Shqipëri është krijuar një situatë e rëndë sa që njeriu nuk guxon t’i flasë tjetrit të vërtetën. Organet shqiptare nuk i lejojnë përfaqësuesit Hungarezë të bredhin lirisht për të skjaruar masat. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë nga më injorantët sepse nuk e kuptojnëe situatën dhe hidhen kundra Hrushovit, por do të shohin se Hrushovi nuk ka vepruar akoma. Hrushovi dhe Tito janë burra shteti nga më të mëdhenjtë

që po të shpëtojnë njerzimin, janë tejpamës dhe se bota duhet të krenohet për këto, etj komente me karakter armiqësor. Në të gjitha rastet nga shoqet ajo ka marrë përgjigjien e merituar. Me sa dimë, kohët e fundit ajo ka kërkuar për t’u larguar për në Hungari.

Mbi sa sipër kemi njoftuar Komitetin Qëndror të Partisë më datën 4.II.1963. Nga ana jonë u muarrën masa për të rritur vigjëlencën e organizatës së Partisë në lagjen Nr. 5. Gjithashtu u ngarkua Drejtoria e Punëve të Brendëshme për të ndjekur çështjen e qytetares hungareze. Për të parë qëndrimin e Kosta Nanos, ish-mjek në Spitalin Ushtarak, u vu në dijeni Drejtoria Politike e Ushtrisë Popullore. Kohët e fundit, Kosta Nano është çmobilizuar nga Ushtria dhe u caktua mjek në Poliklinikën e qytetit.

Në fidanishten e ndërrmarjes lokale të pastrim gjelbërimit punon një agronome Hungareze, që quhet Edi Çeliku, edhe kjo duket se aktivizohet nga ana e ambasadës Hungareze. Tek ajo ka pasur raste që kanë shkuar punonjës të ambasadës. Gjatë ditëve që pati konfuzion në ndarjen e bukës, e cila në takime me punëtorët, u bënte pyetje, nëse e siguruan bukën apo jo. Eshtë porositur organizata bazë e partisë që të tregoj kujdes lidhur me qëndrimin e saj.

Një veprimtari jo më pak armiqësore është duke zhvilluar vajza e atasheut tregtar polak, e cila vazhdon klasën e X-të në gjimnazin e ri “Sami Frashëri”. E përmëndura propagandon në favor të revizionizmit dhe godet direkt vijën ekonomike dhe politike që ndjek e zbaton partia jonë. Ajo thotë: “Po të ndiqni rrugën kineze, kurrë nuk keni për të ndërtuar socializmin”. Eshtë vërtetuar të ketë shpënë revista me artisë dhe artiste të huaja dekadente, bën gjeste imoraliteti e propagandon kudo duke folur për dashuritë dhe mbrëmjet që frekuenton ajo me përfaqësues të ambasdadeve Jugosllave, Egjyptjane etj. Jo pa qëllim ajo qëndron në bankë në pozicion provokues ndaj nxënësve dhe ju u thotë se jam revizioniste etj. Këto ditë u përjashtua fare nga shkolla.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE TE QYTETIT TIRANES

(Rrapo Dervishi)

Next Post
Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga ‘dritarja’ çështjen çame

Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga 'dritarja' çështjen çame

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Veliaj i drejtohet Gjykatës, kërkon konfirmimin e mandatit të dytë

Veliaj, për bonusin e qirasë: Nuk do të lejojmë spekulimet në tregun imobilar

December 5, 2019
Tërmeti / Flet nga Durrësi koloneli izraelit: Nuk e harrojmë çfarë bëtë për ne gjatë Holokaustit

Tërmeti / Flet nga Durrësi koloneli izraelit: Nuk e harrojmë çfarë bëtë për ne gjatë Holokaustit

December 5, 2019
“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

December 5, 2019
Kthehen nga Kosova të prekurit nga tërmeti, ja çfarë thonë për mikpritjen

Kthehen nga Kosova të prekurit nga tërmeti, ja çfarë thonë për mikpritjen

December 5, 2019
Çuçi: Do inspektohet çdo banese në zonat e prekura nga tërmet

Çuçi, apel Prokurorisë: Hetoni deri në fund për shembjen e pallateve

December 5, 2019
Japonia “i del të keqes para”, injekton mbi 100 miliardë euro në ekonomi

Japonia “i del të keqes para”, injekton mbi 100 miliardë euro në ekonomi

December 5, 2019
Zemra i kishte pushuar prej 6 orësh, mjekët rikthejnë në jetë gruan

Zemra i kishte pushuar prej 6 orësh, mjekët rikthejnë në jetë gruan

December 5, 2019
Inxhinieri Meçe: Ja çfarë do të ndodhte nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë

Inxhinieri Meçe: Ja çfarë do të ndodhte nëse epiqendra e tërmetit do të ishte në Tiranë

December 5, 2019
Bonusi i qirasë, Rama: 60% e familjeve të pastreha mund të futen në shtëpi të re

Bonusi i qirasë, Rama: 60% e familjeve të pastreha mund të futen në shtëpi të re

December 5, 2019
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A po e bllokon Ilir Meta SPAK-un, si Gjykatën Kushtetuese?

December 5, 2019

LAJMET MË TË LEXUARA

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

U shfaq në krah të Ramës, kush është vajza shqiptare e Vitorio Sgarbit dhe historia rozë me të ëmën e saj

by Java News
December 5, 2019

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

Ish zv.Kryeministri i Berishës sulmon Bozon: Pse një “mësuese dherash” duhet të na detyrojë si t’i shpenzojmë paratë?

by Java News
December 5, 2019

Sondazhi / Rama versus Basha pas tërmetit

Sondazhi / Rama versus Basha pas tërmetit

by Eduard Zaloshnja
December 5, 2019

Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, e zëvendëson shefi që ka gatuar për Ronaldon

Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”, e zëvendëson shefi që ka gatuar për Ronaldon

by Java News
December 5, 2019

“S’doja të flisja për këtë ngjarje sepse..”/ Rama në “Rai1” flet për të fejuarën e djalit: Kjo humbje vetëm sa shtoi detyrimin tim për…

“S’doja të flisja për këtë ngjarje sepse..”/ Rama në “Rai1” flet për të fejuarën e djalit: Kjo humbje vetëm sa shtoi detyrimin tim për…

by Java News
December 5, 2019

FOTO / Heroi me katër putra, që shpëtoi jetë njerëzish në rrënojat e Durrësit

“Zhurma” për Emergjencat, si i shiti Qeveria “Berisha” qentë e Policisë për 50 euro

by Java News
December 5, 2019

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

“Pse nuk e ngrite zërin më parë?”, Lubonja pyet LIVE inxhinieren Luljeta Bozo

by Java News
December 5, 2019

VIDEO/ “Kam 4 ditë në Thumanë e ti ke qenë duke fjet…”, Vokshi dhe Hysi debatojnë ashpër në “Qytetin Studenti”, banorët: Latë nam

VIDEO/ “Kam 4 ditë në Thumanë e ti ke qenë duke fjet…”, Vokshi dhe Hysi debatojnë ashpër në “Qytetin Studenti”, banorët: Latë nam

by Java News
December 5, 2019

Materniteti “Koço Gliozheni” përgënjeshtron ish-deputetin e PD: Mos përhapni panik! Godina është e sigurt, nuk ka dëme në strukturë

Materniteti “Koço Gliozheni” përgënjeshtron ish-deputetin e PD: Mos përhapni panik! Godina është e sigurt, nuk ka dëme në strukturë

by Java News
December 5, 2019

Vettingu/ KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

Nga Arta Marku tek Dvorani dhe Xhaferllari/ Përfundon shorti për KED, kush janë 9 anëtarët e rinj (Emrat)

by Java News
December 5, 2019

JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In