Ëndrra u shndërrua në një makth/ Historia dramatike e lojtarit që dikur kërkohej nga gjysma e Europës

Historia e tij është sa e veçantë por edhe dramtike. Dikur kërkohej nga gjysma e Europës, por sot duhet të rinisë gjithçka nga zero.

Futbollisti në fjalë quhet Brian Risso Patron, është 26 vjeç dhe 7 vite më parë është dënuar për vrasje. Më 3 shtator 2013, në derën e shtëpisë së Patron mbërriti policia dhe i vendosi prangat, me akzuën e tmerrshme për vrasje e 20-vjeçarit Samuel Quiles.

Image result for Brian Risso Patron

Në gjykatë Risso mohoi akuzën, por kërkesa e prokurorisë për 11 vite burg në fund u përthye në 7 vite pas hekurave. Kjo periudhë ka rezultuar tepër e vështirë për Risso-n, i cili në burg mendoi edhe vetëvrasjen, por falë mbështetjes së familjes e la pas këtë moment.

Tani këto peripeci janë lënë pas, por gjithsesi koha kur luante te Racing Avellaneda përkrah Mauro Icardi-t duket larg. Gjithsesi Risso nuk është dorëzuar pasi së fundmi ka nisur sërish të ushtrojë pasionin e tij dhe është bërë pjesë e berazategui, skuadër e kategorisë së katërt në Argjentinë.

Image result for Brian Risso Patron

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU