“Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit”. Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke publikuar pamje nga ndihmat e fundit.
Ajo thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit.
“Emiratet kanë sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale,
të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”, shkruan Xhaçka.
Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe rreth 900 të tjerë mbetën të plagosur si dhe mijëra familje të pastreha.
/a.r