Zjarr me përmasa të mëdha në Elbasan.
Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 18.40, në lagjen “Dyli Haxhire”, në Ullishtë.
Flakët janë përhapur edhe për shkak të terrenit të thyer dhe ka vështirësi për shuarjen e tij.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses.
Gjithashtu u njoftua edhe Shefi i Emergjencave Civile, Elbasan. Po punohet për fikjen e zjarrit./a.m.