Elbasan/ 70-vjeçari ndërton mozaikët me miliarda gurë të mbledhur në luginën e Shkumbinit

Duket e pabesueshme që një mrekulli e tillë mozaikësh me gurë, janë krijuar nga duart e një 70-vjeçari. Miliarda gurë të mbledhur me çanta, luginës së lumit Shkumbin, kanë krijuar një shtëpi mozaik, në Fushë Mbret të Elbasanit.

Duket edhe më e pabesueshme që të gjithë këtë e ka krijuar Enver Berisha, dikur kampion kombëtar në mundje.

Ky është pasioni i dytë i Enverit. Ai mësoi të endë gurët fare rastësisht edhe pse puna është e mundimshme dhe kërkon durim. Enveri nuk e shet punën e tij.

Dikur mundës dhe më pas shofer, jeta e Enverit ka kaluar në disa profesione, ndërsa në moshën thuajse 70-vjeçare ai e ka të pamundur të qëndrojë pushim ndërkohë që fëmijëve të tij do t’u lerë këtë parajsë të vogël në oborrin e shtëpisë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU