Në një artikull me titull, “Urgjenca e Tiranës 7500 thirrje që nga 1 dhjetori, mjekët: Përballuam epideminë me mjetet ekzistuese”, të publikuar prej portalit “Balkanweb.com” pretendohet se thirrjet e qytetarëve për t’ju ardhur për ndihmë me shërbim mjekësor përballohen me 5 automjete të vjetëruara që, sipas këtij portali, nuk e meritojnë fjalën autoambulancë dhe që ngjajnë si furgona malli, pasi nga brenda janë bosh.
Ndërkohë, po sipas këtij portali, nga 20 autoambulancat e reja që u blenë për shërbimin kombëtar mjekësor të urgjencës, asnjë nuk mbërriti në shërbimin e Urgjencës së Tiranës, që sipas portalit e paskësh përuruar Kryeministri Rama.
Në shkrim pretendohet, gjithashtu, se ky shërbim jetik nuk njeh investime serioze në 5 vitet e fundit, ndërkohë që milionat e eurove që Qeveria investoi për godinën e re që do të luajën rolin, sipas portalit, të Qendrës Kombëtare të Koordinimit të Urgjencave, ende nuk është funksionale pavarësisht premtimeve në kohë të ndryshme.
Për shërbimin e urgjencës mjekësore
Në përgjigje të pretendimeve të ngritura nga artikulli mësipërm, sqarojmë se përsa i përket investimeve e realizuara për shërbimin e Urgjencës Mjekësore informojmë se:
Ne fund të vitin 2015 janë blerë 20 autoambulanca të reja me vlerë të përbashkët 150 milionë lekë. Këto autoambulanca janë prej dy vjetësh në shërbim pranë institucioneve shëndetësore si vijon:
Spitale rajonale:
– Shkodër
– Lezhë
– Durrës
– Berat
– Fier
– Vlorë
– Gjirokastër
– Korçë
– Elbasan
– Kukës
Spitale bashkiake
– Malësi e Madhe
– Tropojë
– Hasë
– Bulqizë
– Pukë
– Kuçovë
– Skrapar
– Sarandë
Njësi të tjera të shërbimit mjekësor
– Klinika Qeveritare
– Qendra Shëndetësore Himarë
Po në fund të vitit 2015 është blerë një helikopter i ri emergjence mjekësore me vlerë rreth 670 milionë lekë.
Janë hapur për herë të parë në vitin 2015 dhe kanë shërbyer edhe në vitin 2016, 25 qendra shëndetësore 24/7 në mbështetje në sezonit turisitik veror pajsiejt e të cilat kanë kushtuar 15 milionë lekë.
Në shtator 2016, janë investuar 34 milionë lekë për pajisjen me aparaturën Monitor-Defibrilator të autoambulancave të mëposhtme:
– Tre në Tiranë (nga një në QSUT, Spitalin Universitar të Traumes, Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”);
– Nga një në spitalet rajonale (11);
– Nga një në spitalet bashkiake, Lushnje, Sarandë dhe Pogradec (Lushnja, si bashki e madhe, dhe dy të tjerët si qytete turistike);
– Tre në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (për qëllime trainimi të personelitshëndetësor si dhe për raste përqëndrimesh të mëdha kombëtare të qytetarëve).
Janë investuar 140 milionë lekë për ngritjen e selisë qëndrore të Shqërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore dhe mjediset janë gati që në tetor 2016. Po zbatohet kontrata për vënien në punë të sistemit të komandës dhe kontrollit.
Pra ndryshe nga sa pretendohet në shkrim, në 4 vite, janë investuar dhe janë në zbatim e sipër investime në vlerë 1,2 miliardë lekë.
Prej 1 nëntorit 2015, funksionon për herë të parë urgjenca kardiake 24/7 duke u shërbyer deri tani rreth 1000 pacientëve, dhe sapo ka filluar të funksionojë, për herë të parë në Shqipëri, edhe urgjenca vaskulare-cerebrale 24/7 (Stroke Unit) që ka rikthyer në jetë normale deri tani 6 vetë të goditur nga ischemia cerebrale.