E rëndë në Zvicër/ Ishte në park me nënën, zhduket një 4-vjeçar shqiptar

Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur pasditen e djeshme në Zvicër. Lajmi është raportuar nga mediat zvicerane, sipas së cilëve policia është vënë menjëherë në kërkim të vogëlushit.

Sipas “Blick” djali me emrin Zenel ishte me nënën e tij Burbuqe M. pasditen e datës 23 maj, në një shesh lojërash pranë Lenzburgerstrasse.

Në orën 16:30, Zeneli papritmas zhduket nga atje pa lënë gjurmë.

“Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh, ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij prapa shtëpisë. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente”, tha babai Asman M.

Autoritetet zvicerane janë në kërkim, ndërkohë që nuk bëhet me dije ende asnjë gjurmë e Zenelit.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU