E rëndë në Vlorë, familjarët gjejnë të vetëvarur brenda banesës 11-vjeçaren

Një tragjedi ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Vlorës ku raportohet se një vajzë vetëm 11 vjeçe dyshohet ka varë veten.

Familjarët e të miturës, kanë deklaruar në spital se e kishin gjetur vajzën të vetëvarur brenda banesës. Në gjëndje shoku ata e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit, por mjekët nuk kanë mundur t’i vinin në ndihmë, pasi ajo kishte ndërruar jetë, shkruan BW.

Pritet që trupi i 11-vjeçares t’i nënshtrohet tashmë ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të miturën drejt aktit ekstrem të vëtëflijimit, ndërsa Polica e Vlorës po heton për ngjarjen në fjalë.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU