ISIS vazhdon persekutimin e grupeve kristiane dhe, sipas Washington Times, ka kryqëzuar një prift katolik të premten e Pashkës.
Viktima është reverendi Thomas Uzhunnalil, një prift salzeian, i cili u rrëmbye gjatë sulmit në misionin katolik në Jemen, ku u vranë edhe katër motra të Nënë Terezës, në fillim të muajit.
Uzhunnalil, lindur në Indi, u kap më 4 mars dhe vrasja e tij, njësoj si ajo e Krishtit nga romakët, u raportua nga Kardinali i Vjenës, Christoph Schonborn, ndonëse pretendimet e tij mbeten për t’u verifikuar. Dita e kryqëzimit të Krishtit ka hyrë në kulturën kristiane si një ngjarje e shënuar, me emra të ndryshëm si E Premtja e Mirë për botën anglishtfolëse, apo E Premtja e Shenjtë në Itali, ndërsa në Shqipërisë njihet si E Premtja e Zezë.
Qeveria indiane nuk ka marrë asnjë informacion për fatin e priftit, deri të hënën në mbrëmje.