Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan.
Zjarri që ka përfshirë makinën ka qenë shumë i madh ku si pasojë automjeti është shkrumbuar i tëri. Kjo makinë ishte marrë me qira nga shoferi i automjetit.
Ndërsa shkaqet e zjarrit kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Për shkak të djegies së plastikës dhe të gomave rreth vendit të ngjarjes janë përhapur re të mëdha tymi.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
g.kosovari