Kampionët francezë janë të etur për ta përmirësuar grupin e lojtarëve, pas fillimit të keq të sezonit 2019-2020.
PSG duhet të veprojë shpejt për të nënshkruar me Paulo Dybala, sepse ditët po kalojnë dhe merkato mbyllet më 2 shtator. Klubi parizien do t’i fillojë bisedimet me Juventusin rreth një marrëveshje prej 80 milionë eurosh për yllin argjentinas.
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, do të donte ta mbyllte marrëveshjen deri të mërkurën.
Në funksion të kësaj, ai do të bisedojë me agjentin e lojtarit, Jorge Antun, për të tentuar akordin total. Kampionët e Serie A janë të gatshëm të ndahen me lojtarin, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Tottenham këtë verë.