Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.
Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë por edhe në Tiranë.
E megjithatë shqiptarët vazhdojnë që të tregohen zemërgjerë, duke qenë gjithmonë të gatshëm që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.
Dy vëllezër nga Kosova që jetojnë në Zvicër, kanë dhuruar këtë të dielë në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ një shumë të konsiderueshme parash për shqiptarët e prekur nga tërmeti, posaçërisht për banorët e Thumanës.
Dy të rinjtë i kanë grumbulluar me nismën e tyre paratë në një total prej 180 mijë frangash zviceriane.
/a.r