Prej 1 janarit të 2017 e deri më 9 janar, policia financiare italiane ka sekuestruar rreth 2 tonë kanabis trafikuar me gomone në brigjet italiane përmes Adriatikut.
Operacioni i parë i sekuestrimit të lëndës narkotike për këtë vit i përket natës së 1 janarit 2017 kur Financa e Lecces informon se janë gjetur rreth 40 pako kanabis për një peshë totale prej 760 kg. Lënda narkotike ishte e gjetur e braktisur në zonën TORRE SPECCHIA RUGGERI të komunës VERNOLE në provincën e Lecces. Pak metra më larg policia italiane ka gjetur dhe një gomone, një tutë nënjuore e një thikë.
Pak ditë më vonë më datë 5 janar 2017 po në rajonin e Lecces, roja bregdetare e policisë financiare ka identifikuar në orët e para të mëngjesit një gomone me 3 persona në bord që po lundronte me shpejtësi drejt brigjeve italiane. Pas ndjekjes prej disa orësh polcia italiane ka gjetur të braktisur gomonen në brigjet e komunës SAN CATALDO-TORRE VENERI me rreth 510 kg marijuanë. Gjatë inspektimit të zonës është arrestuar një shtetas shqiptar, një nga skafistët që kishin braktisur gomonen, i identiffikuar falë veshjes së lagur e filmimit nga ajri, raporton Ora news.
Sekuestrimi i 3 i një sasie të mëdha marijaunë përmes Adriatikut u raportua pasditen e datës 9 janar nga Mediat italiane. Po në rajonin e Lecces sipas mediave lokale u gjet e braktisur një tjetër gomone e braktisur me rreth 700 kg marijuanë në zonën San Basilio, Marina di San Foca. Deri në pritje të një komunikate zyrtare të Policisë italiane, mediat italaine informojnë se gomonia e lënda nnarktoike ëshë gjetur nga disa peshkatarë të zonës.
Marijuana e sekuestruar ne 1 janar
Pra nga 1 janari i këtij viti deri më sot Policia Italiane ka sekuestruar rreth 1970 kg marijuanë e trafikuar me gomone përmes Adriatikut. Kjo sasie e madhe lëndë narkotike mendohet të jetë trafikuar në të 3 rastet nga Shqipëria drejt Italisë.