DURRËS/ Policia i sekuestron 2 milionë euro pasuri të dënuarit për trafik droge

Autoritetet në Durrës kanë sekuestruar rreth 2 milionë euro pasuri, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Burime zyrtare thonë se kjo pasuri është në pronësi të një 46-vjeçari me banim në Durrës, për të cilin policia jep vetëm inicialet T.S. Ai rezulton se ka qenë i dënuar me 12 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Në total, autoritetet kanë sekuestruar 25 000 m2 tokë arë10 100 m2 pemëtore9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2, si dhe 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Policia sqaron se pasuritë e 46-vjeçarit dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të ushtruar prej tij.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU