Mjekët kinezë janë fotografuar duke transportuar një pacient me virusin vdekjepurës brenda një tubi plastik me qëllim që të shmangin përhapjen e infeksionit.
Pamjet tregojnë dy mjekë të veshur me kostume mbrojtëse që nxjerrin pacientin nga ambulanca dhe po e fusin brenda spitalit.
20 punonjës mjekësor në Kinë janë pajisur me veshje të posaçme që të mos marrin virusin dhe të kurojnë pacientët.
Ndëkohë një qytet i tretë në Kinë po hyn në bllokim të plotë ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës që i ka marë jetën 17 personave dhe ka lënë qindra të tjerë të sëmurë rëndë dhe mijëra të infektuar potencialisht.
Ngjarjet kryesore të vitit të ri kinez në Pekin janë anuluar, autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, dhe Huanggang ka njoftuar se do të pezullojë autobusët publik dhe trenat, si dhe do të urdhërojë kinematë dhe kafenetë e internetit të mbyllin dyert e tyre.
Zhvillimi vjen pasi Wuhan – qyteti në qendër të shpërthimit mbetet i mbyllur duke anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë vendit, ndërsa banorët ndaluan largimin dhe skenat e kaosit pasi familjet e dëshpëruara luftojnë për furnizime ushqimore.
Raste vdekje janë raportuar në Tajlandë, Kore të Jugut, Japoni, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara./ Javanews
g.kosovari