Partia Demokratike ka pësuar disfatë në Shijak, qytetin nga ku vjen kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
Këtë herë Duka zgjodhi të kandidonte me logon e Partisë Demokratike.
Nga të dhënat paraprake mësohet se PS ka siguruar 4.442 vota ndërsa PD 1.770 vota.
Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të sigurojë vetëm 776 vota.
Deri më tani janë numëruar vetëm gjysmat e kutive në këtë zonë./a.m.