Drejtuesi i lartë i OSBE: Reformat të vijojnë me deputetët e rinj të opozitës

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, ka qenë sot i pranishëm në Tiranë ku është takuar me një sërë zyrtarësh të lartë.

Gjatë një bashkëbisedimi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, sekretari Thomas Greminger ka përshëndetur rifillimin e Komisioni të Reformës Zgjedhore.

Greminger deklaroi në takim se OSBE ka dhe dëshiron një bashkëpunim sa më të ngushtë me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe aksionet politike në vend, ku ka deklaruar se reformat duhet të ecin me deputetët e rinj në Parlament.

Mësohet se në takim është biseduar ndër të tjera për bashkëpunimin Shqipëri-OSBE për prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE-së në 2020.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU