Drejtori i Burgut të Reçit në Malësinë e Madhe, Gëzim Selimi ka paraqitur dorëheqjen para Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Burime bëjnë me dije se dorëheqja ka ardhur, për t’i hapur rrugë hetimeve që kanë nisur ndaj tij, pas kallëzimit të bërë nga një punonjës i këtij institucioni.
Mësohet se në datën 13.06.2019, janë referuar materialet përkatëse në Prokurorinë e Shkodrës për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “mos marrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme” parashikuar nga nenet 248 dhe 251 të Kodit Penal.
Selimi ka ushtruar këtë funksion që nga Janari i vitit 2018 pasi u shpall fitues i konkursit të çelur nga Ministria e Drejtësisë/l.m