Rreth dy muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre të parë, i cili peshonte 3 kg e 400 gram.
Vogëlushi, të cilin e pagëzuan me emri e veçantë Kajan ka ndryshuar jetën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortes së tij.
Pas ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre, çifti nuk kishin publikuar asnjë foto të Kajan deri ditën e sotme.
Por tani që ai ka bërë dy muaj, Ajola ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një foto mjaft të ëmbël.
Së bashku me djalin ajo shfaqet pranë pemës së Vitit të Ri dhe Kajan ka mbështetur kokën tek shpatulla e së nënës së tij.