Dhëndri i djeg shtëpinë vjehrrit pas debateve

Një debat me fjalë, nuk është gëlltitur lehtë nga një i ri nga Elbasani, i cili ka vendosur zjarrin shtëpisë së vjehrrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçam të Elbasanit, pasditen e kësaj të hëne.

30-vjeçari Çlirim Kasa, pas një konflikti me vjehrrin e tij 60-vjeçar, i ka vënë zjarrin banesës së këtij të fundit.

I riu është larguar nga shtëpia e babait të nuses, dhe kur është rikthyer i ka vënë zjarrin shtëpisë.

Por fatmirësisht si pasojë e flakëve, ka pasur vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Ndërkohë ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e Kasës, ndërkohë që lidhur me ngjarjen, hetimet janë në vijim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU