Ekstradimi i Gjergj (Cupi) Çupit nga Anglia rikthen në vëmendje historinë e vrasjes që shkaktoi gjakmarrje mes dy familjeve Çupi e Ndreca në Kaçinar të Mirditës, vrasje e cila daton që në vitin 1992.
Gjergj Çupit, të ekstraduarit nga Anglia i vrasin vëllanë në 92-shin, ngjarje për të cilën u dënua me 22 vite Mirash Ndreca. Ky i fundit vuajti dënimin deri në vitin 1997-të kur burgjet u hapën për shkak të trazirave.
Ndërsa Ndreca u arratis, Gjergj Çupi duke përfituar nga situata kur e gjithë popullsia u armatos nga hapja e depove të armëve, vendosi të bëjë vetëgjyqësi dhe më datë 27. 07. 1997 qëllon për vdekje Mirash Ndrecën në zonën e quajtur “Karburanti i vjetër” në qytetin e Rrëshenit. Si pasojë e plumbave mbeti viktimë edhe shtetësja Donika Kadeli ndërsa u plagosën Prend Perkeqi dhe Frrok Perkeqi që udhëtonin në një furgon.
Për vrasjen Gjergj Çupi u dënua me 25 vjet burg nga gjykata e Mirditës, por u arratis drejt Anglisë, vend ku edhe u arrestua në vitn 2005. Autoritetet britanike vendosën ta ekstradojnë sot drejt Shqipërisë, ku pritet të kryejë dhe pjesën tjetër të dënimit, plot 13 vite.bw/a.k