Përpara votimit të pasdites dëshiroj të përmend një thënie të shtetarit të madh grek Perikliut, një prej themeluesve të demokracisë, deklaroi sot kandidatja për kreun e presidentit të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
”Sekreti i lumturisë është liria dhe sekreti i lirisë është kuraja, thotë Perikliu. Le ta demonstrojmë këtë së bashku për Bashkimin Europian”, deklaroi Der Leyen për deputetët e Parlamentit Europian.
Historikisht, ky citat i Perikliut i referohet Luftës së Peloponezit.