Deputetja e PS: Presidenti Meta u bashkua me opozitën!

Deputetja e PS , Klotilda Ferhati shprehur gatishmërinë e saj se do të votojë draft rezolutën kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet.

“Zgjedhjet janë e drejta e qytetarëve për të zgjedhur. Sipas kushtetutës presidenti ka të drejtë vetëm të caktojë të drejtën e zgjedhjve.

Të mohosh këtë të drejtë është një shkelje e rëndë. Presidenti ka prekur edhe parimin e kushtetutës ku thuhet se është përfaqësues i unitetit kombëtar duke u bashkuar me vullnetin e partive opozitare.

Presidenti duhet të qëndrojë mbi palët dhe duhet të jetë neutral në vendimarrjes e tij duke cenuar rëndë parimet e kushtetutës. Së bashku ja kemi dalë të jemi një parlament funksional duke ecur përpara me reformat”, tha Ferhati.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU