Deputeti BD kritika presidentit: Pas pune shko në shtëpi dhe me dashuri bind gruan për marrëzinë që po bën

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se  akti i presidentit është antiligjor dhe i paprecedentë.

Në fjalën e tij ai tha se vendimi i Metës është në konflikt të pastër të interësit, pasi sipas tij vendimi për anulimin e zgjedhjeve është në favor të gruas së Presidentit.

Ku është një akt i paprecedentë, një akt anit ligjor. Unë si jurist do ta ndaja në dy pjesë. Një është që presidenti cakton datën e zgjedhjeve. Ndërsa në pjesën e dytë është ajo që gjykon Gjykata Administrative për aktet plotësisht të pavlefshme. Dhe një student i vitit të parë i juridikut, e di që ka konflikt të pastër interesi. Pasi një vendim në favor të gruas është konflikt i pastër i interesit.  Meta tha se këtë vendim e kishte marrë për dashurinë ndaj shqiptarëve. Por do ishte me e mirë që pas orarit të punës të Meta të shkonte në shtëpi dhe me dashuri të bindje gruan tëndë për atë marrëzinë që po bën. Rama thoshte se Meta është hajdut dhe Meta e quante fundërrimë. Para dy vitesh u bënë bashkë. Ndërsa me Bashën hidhnin akuza se kanë mashtruar shqiptarët dhe pas dy muajsh lidhën koalicion. mos u çudisni kur të bëhen të tre bashkë kundër SPAK-ut dhe reformës në drejtësi”, tha Andi Përmeti.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU