Deputetët holandezë: Rezoluta për rikthimin e vizave është e parealizueshme

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë  zhvilloi sot seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës.

Në seancë ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi. Në lidhje me Rezolutën e Parlamentit holandez për rivendosjen e vizave, deputetët e Komisionit pranuan se janë  të vetëdijshëm që kjo nuk mund të realizohet, por e interpretuan atë si një veprim sensibilizues për nxitjen e luftës kundër krimit.

“Të mos demonizohen padrejtësisht shqiptarët. Pozitive që reformat bëhen se kërkohen nga qytetarët. Vlerësojmë bashkëpunimin midis dy qeverive. Vlerësojmë bashkëpunimin kundër korrupsionit e krimit. Të vetëdijshëm që Rezoluta për vizat e parealizueshme”, shprehen deputetët e Holandës.

Kjo seancë dëgjimorë u vlerësua nga Kryetari i Komisionit Weldman si e hapur dhe mjaft e dobishme për vazhdimin e dialogut dhe për të informuar mbi përpjekjet reale që po bën  Shqipërisë për realizimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe meritimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU