Denoncimi/ Shkarkohen nga detyra 2 punonjës të Onkologjikut në QSUT

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka pezulluar dhe shkarkuar menjëherë nga detyra 2 punonjës të Shërbimit Onkologjik pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, shtetasit me iniciale P.Ç dhe E.H., dhe e ka dërguar çështjen për ndjekje s në organet kompetente, pas denoncimit në një emisionin investigativ.

Sipas ministres Ogerta Manastirliu, reagimi vjen i menjëhershëm pasi “jemi në krahun e çdo qytetari që denoncon”.

“Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar”, tha Manastirliu. Sipas saj, askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.

“Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor. Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor”, shtoi ministrja, duke theksuar se raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë përmiresimin e sistemit.

“Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar”, përfundoi Manastirliu.

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme pagesa nën dorë të marra nga dy shtetasit për të mundësuar hyrjen pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU