Disa qindra njerëz kanë protestuar sot në sheshin, Nikolla Pashiç, të Beogradit, kundër dënimit të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, me nëntë vjet burgim, raportojnë mediat serbe.
Ivanoviç është shpallur këtë javë fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Në protestë kanë marrë pjesë familja dhe shoqëria e Ivanoviçit, duke u përkrahur edhe nga persona të tjerë.
Sipas tyre, ky tubim ka qenë shprehje e revoltës ndaj, siç janë shprehur, padrejtësisë ndaj Ivanoviç-it.
Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Unë jam Oliver” dhe “Liri për Oliverin”.
Protesta e organizuar sot në Beograd, ishte paralajmëruar edhe në faqen “No Kosovo in Unesco”.