Sulmuesi i krahut te Barcelona, Ousmane Dembele, dëshiron largimin nga “Camp Nou”. Sipas mediave spanjolle, talenti francez i ka treguar klubit se dëshiron largimin nga katalunasit, menjëherë pasi klubi ka transferuar brazilianin Malcolm nga Bordeauxi, transmeton KTV.
Për futbollistin, i cili ditë më parë fitoi Kupën e Botës me Francën, janë të interesuara dy skuadrat angleze, Arsenali dhe Liverpooli, të cilat e dëshirojnë francezin në radhët e veta.
Dembele erdhi te Barça nga Dortmundi në verën që shkoi, për plotë 105 milionë euro. (b.an)