Del emri i të arrestuarit në Bullgari, Rama: Po ngushtohet rrethi i keqbërësve të Rinasit

Pas arrestimit të autorit të pestë për grabitjen e Rinasit, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.

Përmes Twitter, Rama shprehet se policia ka kaluar në një nivel të ri të fuqisë goditëse ndaj krimit.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete” – shkruan Rama.

Pasditen e sotme, i dyshuari Elton Pikli, 32 vjeç, raportohet të jetë arrestuar në Bullgari. Emri i tij ka dalë nga përgjimet e Prokurorisë dhe dëshmisë së të penduarit. Alkond Bengasi.

Mësohet se Pikli punonte si kasap në Krujë ndërsa është arratisur pas grabitjes së 9 Prillit.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU