Dekreti i Metës/ Rama: Plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes fushatës

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dekreti i presidentit ka kapërcyer kushtetutën duke fluturuar si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të zgjedhjeve.

Rama deklaroi se për cilën arsye në botë presidenti do merrte përsipër shkeljen e kushtetutës duke fshirë firmën e tij me vetë firmën e tij.

“Sot jemi dëshmitarë të një zarari të madh dhe të kotë, të dëmshëm dhe të papranueshëm të Metës. Për cilën arsye në botë presidenti do merrte përsipër shkeljen e kushtetutës duke fshirë firmën e tij me vetë firmën e tij. Pse do bëhen një trillues shkaqesh të paqena. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir dhe Meta. Shkaqet e kësaj marrëzie nuk mund të kërkohen jashtë këtyre dy fjalëve. Pse u përdor, keqpërdor apo vetëpërdor?! Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën dhe duke fluturuar si një plumb qorr për të vrarë zgjedhjet në mes të zgjedhjeve, dhe pse ne pritën ditën kur do t’i mbushej mendja Saliut për një datë të re zgjedhjesh?”, tha kryeministri.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU