Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë, Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit në një postim në Twitter shprehet se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike si mbulesë për të kryer terroriste si dhe të kërcënojë opozitarët e MEK, muxhahedinët.
“Ne përgëzojnë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë selitë diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe të kërcënojë dhe spiunojë iranianët që jetojnë jashtë” thotë zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus.
Shqipëria dëboi dje dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm.
Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki.
g.kosovari