Debati presidencial për Ukrainën mbahet para 60 mijë njerëzve në stadium

Një komedian që është favorit në garën për president në Ukrainë pas fitores në raundin e parë, dhe presidenti aktual Petro Poroshenko kanë debatuar brenda  një stadiumi të premten, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Ky ishte debati i parë publik mes dy kandidatëve. Debati është mbajtur para plot 60 mijë personave në arenën më të madhe sportive në vend që ndodhet në Kiev. Gjatë tërë debatit janë dëgjuar brohori nga shikuesit për të dy kandidatët. Stadiumi ishte i ndarë për këtë debat. Secila gjysmë ishte mbushur nga përkrahësit e ndonjërit prej kandidatëve.

Petro Poroshenko që është duke humbur në sondazhe, ka akuzuar rivalin e tij, 41 vjeçarin Volodymyr Zelenskiy, që i mungon përvoja e duhur që të mbajë Ukrainën në kursin e saj pro perëndimit dhe që të i rezistojë përpjekjeve të Rusisë që të kthejë Ukrainën nën ndikim e saj.

Zelenskiy ndërkohë e ka mbajtur përgjegjës presidentin aktual për rënien ekonomike dhe korrupsionin brenda shtetit.

Poroshenko erdhi në pushtet në vitin 2014, duke zëvendësuar ish-presidentin Viktor Yanukovych që ishte përkrahës i Rusisë. Kjo është edhe arsyeja që populli ukrainas i është falënderues Poroshenkos që e zgjodhi rrugën drejt lidhjeve më të mira me vendet perëndimore.

Zelenskiy është favorit pasi kishte fituar 30% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura me 31 mars, në të cilat Poroshenko mori vetëm 16%.

Ndryshe gara për president po mbahet në një kohë kur Rusia vazhdon ta destabilizojë vendin me mbështetjen e forcave separatiste në lindje të Ukrainës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU