Debati për filmat, Roza Anagnosti: Kemi punuar me përkushtim dhe vijnë tani këta…

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit. “Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake, dhe vijnë tani këta…”,­ thotë aktorja në një intervistë me gazetaren e emisionit “Njerëz në Fokus”.

Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje. “Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,­ thotë aktorja.

Vetë Tufa, sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për ndalimin e këtyre filmave, por për rregullimin e tyre. “Filmat e periudhës së diktaturës komuniste, një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese, lënduese, shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë.

Nuk kemi thënë që duhen ndaluar por shpjeguar, nga shkalla e propagandës duhet t’i paraprihet me një bisedë shpjeguese, që të shpjegojnë një kontekstin për brezin e ri”, tha ai./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU