Debatet të ashpra në PD për bojkotin / Ruli pro Bashës, Bregu e Topalli kundër

Disa orë para mbajtjes së seancës së parë plenare për këtë sesion parlamentar për vitin 2017, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin kuvendor të forcës politike që ai drejton. Fillimisht ka qenë Basha që ka informuar deputetet rreth takimit me partitë aleate të koalicionit, ku u diskutua lidhur me reformën zgjedhore dhe hapat që do të marrë opozita në raport me zgjedhjet.
Të njëjtat burime pohojnë se brenda mbledhjes ka patur mjaft debate. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mësohet të jetë shprehur kundër bojkotit të Kuvendit, qëndrim që është mbështetur edhe nga deputetja e PD-së, Majlinda Bregu. “Nuk jam për të bojkotuar Parlamentin, kjo do na penalizonte”, – është shprehur Topalli. Ndërsa Bregu ka vijuar  “jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona”.

Por brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka patur edhe zëra në mbështetje të bojkotit të Kuvendit. Sipas burimeve, deputeti Genc Ruli është shprehur se “Për të arritur zgjedhje normale, ia vlen dhe të shtyhet data zgjedhjeve”. Ndërsa Arben Ristani mësohet të jetë shprehur se “duhet të përshkallëzojmë reagimet, me bojkot e protesta”. Me të ka replikuar Bregu që mësohet të ketë thënë se “a është në gjendje sot PD të organizojë protesta”

Kurse deputeti Aldo Bumçi ka propozuar që PD të përgatisë variantin e saj. “Duhet të përgatitim variantin tonë. Nëse e nisim, duhet ta përfundojmë aksionin. Prandaj duhet te kemi kujdes ne vendimmarrje”, – është shprehur Bumçi.

Deputetja Majlinda Bregu ka deklaruar se pavarësisht aleatëve barra e madhe në këtë rast është e Partisë Demokratike.

“Jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. Unë nuk jam për të dalë nga parlamenti”- ka thënë Bregu, duke shtuar “A jemi të sigurt se jemi gati për protesta?”.Memorandumi/ Basha dhe aleatët dalin njëzëri: Ja kushtet për zgjedhjetOpozita ka konsoliduar qëndrimin e saj për zgjedhjet duke i vendosur kushtet shumicës parlamentare.Me anë të një memorandumi të nënshkruar nga partitë e koalicionit opozitar, u theksua se votimi dhe numërimi elektronik është një kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme.Nënshkrimi i tij u bë gjatë takimit të sotëm të Bashës me krerët e partive aleate, qëndim që iu bashkuan edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i AK, Kreshnik Spahiu.lulzim basha ne pdMEMORANDUM PËR GARANTIMIN E STANDARDEVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRINe partitë politike nënshkruese të këtij dokumenti,

  • duke konsideruar se zhvillimi i zgjedhjeve të radhës për Kuvendin e Shqipërisë në përputhje me standartet e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës janë domosdoshmëri dhe kusht i patjetërsueshëm politik për garantimin e demokracisë dhe integrimin europian të Shqipërisë;
  • duke shprehur shqetësimin e thellë për përkeqësimin e standardeve të zgjedhjeve, të konstatuara nga Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR për vitin 2015, ku nënvizohet ndër të tjera shkelja e standardeve themelore të OSBE si, liria e votës, barazia në kandidim dhe ndarja e shtetit nga partia, me pasoja jo vetëm mbi standardin e procesit zgjedhor, por dhe në besueshmërinë dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura;
  • duke konsideruar si rrezikun më të madh dhe kryesor për procesin dhe standardet e zgjedhjeve të vitit 2017 fenomenin e shit-blerjes së votës dhe korrupsionin zgjedhor, përfshirë korruptimin e komisionerëve zgjedhorë, me para kriminale që burojnë nga niveli i paprecedent i narkotrafikut dhe korrupsioni galopant me tendera dhe koncesione publike, si dhe bërja palë e policisë së shtetit në këto fenomene dhe mosndëshkimi penal i tyre;
  • duke konstatuar se në mënyrë të paprecedentë procesi i reformës zgjedhore është zvarritur për të bërë të pamundur sigurimin e standardeve ndërkombëtare kur mbeten vetëm 5 muaj nga data e dekretuar e zgjedhjeve; duke konsideruar se nje reformim pjesor i Kodit Zgjedhor që nuk garanton përmirësim të plotë të standardeve zgjedhore është një farsë dhe joefektiv;

parashtrojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme si më poshtë:

  1. Realizimin e (1) identifikimit biometrik të zgjedhësve, (2) votimin elektronik dhe (3) numerimin elektronik te votave nëpërmjet një sistemi të aplikuar në shklallë vendi që integron në një proces të tre komponentët e mësipërm.
  2. Dekriminalizimin e procesit zgjedhor nëpërmjet zbatimit me intensitet, shpejtësi dhe forcë të ligjit 138/2015 për dekriminalizimin si dhe dekriminalizimin e kandidaturave për zgjedhjet e radhës, dekriminalizimin e strukturave të fushatës zgjedhore të partive, largimin e bandave dhe elementëve kriminalë nga procesi zgjedhor, nga fushata dhe veçanërisht nga prania e tyre ditën e zgjedhjeve;
  3. Duhet të ulet kostoja e fushatës zgjedhore nëpërmjet reduktimit drastik të shpenzimeve për fushatë, të bëhet transparencë efikase e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, të forcohen ndalimet për financimin e partive dhe të forcohen penalitetet në Kodin Penal, përfshirë cilësimin e shit-blerjes së votës si krim i rëndë;
  4. Të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve njerëzore të admnistratës publike në fushatë apo strukturat zgjedhore partiake si dhe të ndalohet rreptësisht përdorimi i burimeve materiale të administratës publike;
  5. Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik si dhe reduktimi dhe normimi i hapësirës publicitare në fushatë zgjedhore, me qëllim sigurimin e një fushate të drejtë;

Mazhoranca aktuale dhe qeveria e saj kanë provuar në zgjedhjet e Korçës në vitin 2013, zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe zgjedhjet e Dibrës të vitit 2016, se synimi kryesor për to është fitorja me çdo kusht dhe duke shkelur standardet nëpërmjet shitblerjes së votës dhe përdorimit të segmenteve kriminale. Rritja dramatike e fenomenit të narkotrafikut i lidhur edhe me segmente shtetërore dhe korrupsioni qeveritar, janë rrezik i madh për procesin zgjedhor. Këta faktorë dëshmojnë mungesën e vullnetit të mazhorancës për të zhvilluar zgjedhje sipas standarteve demokratike.Ne partitë politike nënshkruese të këtij memorandumi, konsiderojme se përmbushja e kushteve të mësipërme është një minimum i domosdoshëm dhe i pakapërxyeshëm për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, të besueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Mospermbushja e tyre është tregues i qartë që zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë zgjedhjet që kërkojnë shqiptarët dhe që hapin rrugën e integrimit europian. Në këtë kuadër, ne partitë politike nënshkruese të këtij memorandum i kërkojmë shumicës qeverisëse si përgjegjësja kryesore për sigurimin e standardeve të zgjedhjeve, që të angazhohet për sigurimin e tyre nëpërmjet mbështetjes publike të kushteve të mësipërme dhe kontributit për realizimin e tyreTiranë, më 16.01.2017PARTITË NËNSHKRUESE;Partia DemokratikePartia RepublikanePartia DemokristianePartia Levizja per Zhvillim KombetarPartia Agrare AmbjentalistePartia Bashkimi i te Drejtave te NjeriutPartia Levizja e LegalitetitPartia Balli KombetarAleanca KuqeziAleanca Ekologjike EuropianePartia e te Drejtave te Mohuara e RePartia Kombetare KonservatorePartia Popullore KristiandemokratePartia Lidhja DemokristianePartia Ora e ShqiperisePartia Bashkimi DemokratikPartia Bashkimi Liberal DemokratikPartia KonservatorePartia Mendimi i Djathte LiberalPartia B.P. Prensionisteve ShqiptarePartia Demkoracia e Re EuropianePartia per Liri Demokraci EtikePartia Balli Kombetar Demokrat   /Me. Ar765321

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU